Mitaj protagonist me Al Ittihad, mbrojtësi i Kombëtares vjen nga stoli asiston Benzemanë për golin e tretë të francezit

0

Mario Mitaj vazhdon të bëjë shumë mirë me Al Ittihad në Arabinë Saudite, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që ka bërë protagonistin edhe në Kupën e Mbretit.

Në sfidën çerekfinale kundër Al Shabab, 22-vjeçari u fut nga stoli në minutën e 65’, ku takimi ishte 2-1.

Në minutën e 87’ të takimit, me një kros mjaft të bukur, Mitaj nxori zbuluar Benzemanë, i cili i vetëm përballë portës kompletoi tripletën e tij personale.

Mitaj numëron këtë sezon një gol në kampionat, ndërsa në Kupë, ky ishte asisti numër 2.