Mitsotakis i kthehet Erdogan: Çdo cënim sovraniteti do marrë përgjigje të ashpër

0

Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë në nivelin më të lartë, që prej deklaratave të fundit të Presidentit turk Recep Tayip Edogan i cili tha pak ditë më parë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis “nuk ekziston për të”.

Pas këtyre deklaratave, Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ri Ankarasë, nga Roterdami i Holandës, teksa po merr pjesë në një konferencë të Partisë Popullore Evropiane.

“Çdo përpjekje për të shkelur sovranitetin do të dënohet ashpër. Ne nuk do të tolerojmë një version të ri të revizionizmit historik, një fantazi të perandorive të humbura”, tha Mitsotakis.

Më herët kryeministri i Greqisë deklaroi se “presidenti turk e ka gabim nëse mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu