Mitsotakis viziton Bullgarinë:Në favor të konferencave të BE-së me Shqipërinë dhe MV

0

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është lideri i parë evropian që viziton Bullgarinë që nga formimi i qeverisë së re. Mediat e huaja  raportojnë se deklarata e përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë tregojnë rëndësinë që Athina i kushton marrëdhënieve me Sofjen dhe dëshirën për t’i thelluar ato, për sigurimin e stabilitetit dhe rritjes në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tyre evropiane.

Greqia është në favor të mbajtjes sa më të shpejtë të Konferencave Ndërqeveritare të BE- së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë , me qëllim të konsolidimit të stabilitetit në rajonin e gjerë të Ballkanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu