Mjekët mbetën të shtangur kur gjetën një furçë dhëmbësh elektrike në zorrën e një djali 9-vjeçar .
Incidenti sipas NewYorkTimes ka ndodhur në Arabinë Saudite në Krishtlindje, konkretisht në Mekë. Fëmija duket se ka gëlltitur aksidentalisht kokën e një furçe dhëmbësh elektrike dhe prindërit e tij e kanë dërguar me urgjencë në spital.
Rrezet X zbuluan se furça e dhëmbëve ishte “kapur” në stomakun e djalit, ku kishte potencialin të shkaktonte një bllokim fatal të zorrëve nëse nuk hiqej.
Fatmirësisht kirurgët ia dolën të hiqnin furçën e dhëmbëve nga zorra e fëmijës brenda 20 minutave, ndërsa 9-vjeçari u shkarkua dhe po shërohej.