– Një 20-vjeçare britanike fitoi miliona paundë pasi fitoi gjyqin me doktorin e përgjitshëm të nënës së saj. Deklarata e Evie Toombes se “nëna e saj nuk duhej ta kishte lindur” ka tronditur opinionin publik britanik.
Sportisja e hipizmit vuan nga sëmundja e rrallë “spina bifida” (sëmundje e rrallë që prek shtyllën kurrizore, e cila nuk mbyllet asnjëherë gjatë jetës së njeriut, konsiderohet difekt në lindje).
Ajo akuzon doktorin Philip Mitchell se bindi nënën e saj që të konsumonte acid folik, i cili do të mundësonte minimizimin e deformimit të foshnjes gjatë kohë që nëna e saj ishte shtatzënë, por në fakt pati efektin e kundërt.
Gjykata konsideroi se Mitchell kisht lejuar “mjekim të gabuar”.
Evie Toombes ndjek sportin e hipizmit dhe garon në kategoritë për personat me aftësi të kufizuar dhe normal. Paratë e fituara ajo do t’i përdorë për të vazhduar mjekimin.
Marrë nga “News.com”