Mjekja senologe: Kanceri i gjirit gjendet edhe tek meshkujt

0

E ftuar në një emisioni, mjekja senologe Ervehe Dervishi e cila ka folur për kancerin e gjirit, ku muaji Tetor është dhe muaji i ndërgjegjësimit të grave për të bërë kontrolle sa më të shpeshta dhe të mos e lejnë kurrë pas dore.

Ndër të tjera mjekja ka treguar se përveç grave edhe burrat preken kanceri i gjirit dhe gjatë eksperiencës së saj ka pasur shumë raste, ku meshkujt janë kuruar njësoj si gratë dhe me të njëjtën ecur dhe akoma dhe sot vazhdojnë të gëzojnë shëndet të plotë.

Katerina Trungu: Është një sëmundje vetëm për gratë, apo e gjejmë edhe tek burrat?

Ervehe Dervishi: Jo është sëmundje që e gjejmë dhe tek meshkujt, kështu që apeli nuk do ishte vetëm për gratë, por edhe për meshkujt. Rreth 1% e burrave deri në 3% preken nga kanceri i gjirit dhe kanë të njëjtën klinikë që kanë dhe gratë. Marrin të njëjtin mjekim që marrin dhe gratë. Ecuria është e njëjtë, nuk ka ndryshime mes tyre. Unë të paktën nga eksperienca shumë vjeçare kam operuar burra që sot e kësaj dite janë në jetë dhe jashtëzakonisht mirë.

Mjekja tregon se gratë mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara por vitet e fundit, kjo moshë ka ndryshuar për shumë faktorë, si stili i jetesës, ndryshimet klimaterike etj dhe ka pasur raste të vajzave të reja që 28, 30, 35 vjeç.

Disa nga shenjat e kancerit të gjirit që mjekja ka përmendur janë:

-Kokërr në gji

-Rrjedhje me ngjyrë të errët e kokës së gjirit

-Futja e kokës së gjirit brenda

-Gropëzimi i lëkurës

-Skuqje të lëkurës

-Deformim të gjirit dhe asimetrik

-Gjendrat në sqetull.

Sipas mjekes trashëgimia është shkaku kryesor i kancerit të gjirit dhe i bën thirrje të gjithë grave dhe vajzave të bëjnë kontrolle sa më të shpeshta tek mjeku, për ta parandaluar kancerin e gjirit. Ajo ka treguar se ka pasur shumë raste që ka kuruar nënë e bijë nga kanceri i gjirit.

Një këshillë tjetër që mjekja ka dhënë për nënat e reja, është se ato duhet të mbajnë në gji fëmijën e tyre nga 6 muaj deri në 1 vit sepse është e mjaftueshme për fëmijën. Nëse e mbajnë më tepër, gjiri i tyre mund të pësojë trauma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here