Mjekohej tek spitali privat, arrestohet autori i akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. Në pranga edhe mjekët. Emri

0

Eduart Lamaj, i arrestuar ditën e sotme si i dyshuar kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç, është person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të drogës.

Zyrtarisht, burime të policisë konfirmojnë për ABC News se emri i tij i mëparshëm ka qenë Leandro Simoni.

I riu nga Laçi është në kërkim edhe nga policia greke, si anëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës.

Prej 20 ditësh, i riu nga Laçi strehohej në banesën e motrës së ti në kryeqytet. Lamaj u arrestua në momentin që po mjekonte plagën që kishte marrë në këmbë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit të ndodhur më 30 maj në zonën e Laçit.

Edhe pse i veshur me antiplumb, ditën e ngjarjes, Lamaj kishte marrë një plagë në këmbë, pas të shtënave që Bujar Lika, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Hasani qëlloi ndaj autorëve para se të vritej nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.

Që prej mbrëmjes së 30 Majit të këtij viti, 30 vjeçari ishte strehuar në banesën e të motrës, për t’i shpëtuar edhe arrestimit të policisë.

Prova më e fortë për grupin hetimor, është përgjigja e ADN-së të njollës së gjakut që Lamaj kishte lënë në hotelin ku ndodhi krimi, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Para hetuesve ai pranoi autorësinë e ngjarjes, duke treguar edhe emrat e 3 bashkëpunëtorëve të tjerë, të shpallur tashmë në kërkim. Por alibia e dhënë prej tij është e pabesueshme për policinë.

Eduart Lamaj ka dëshmuar se nuk i njihte viktimat, por se kishte shkuar në hotel për shkak se kishte kishte pasur konflikt për çështje borxhi me pronarin e këtij biznesi, Ali Allamanin. Por ky i fundit, sipas burimeve ndodhet në burg. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se i pari që ka hapur zjarr është Eduard Lamaj, i veshur me uniformë policie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu