Mjeku Alimehmeti publikon studimin: Imuniteti natyral është më i fortë se vaksinat

0

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar ditën e sotme një studim në Çeki lidhur me imunitetin natyral ndaj virusit COVID dhe vaksinave ku në përfundim ka dalë së imuniteti natyral është më i fuqishëm.

Ai shkruan në Facebook se një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit. Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga: Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore dhe  Akademia e Shkencave çeke.-
Në studim është hulumtuar e gjihë popullata çeke e vaksinua apo që ka kaluar covid dhe nuk është vaksinuar.

Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021 6.287.356 individë janë të vaksinuar dhe 1.996.080 individë e kanë kaluar virusin më parë.

Përsa i përket efektivitetit të vaksinave kundër infektimit  vaksina Pfizer është 87% efektive pas 0-2 muajsh nga doza e dytë; 53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë dhe 92% pas dozës së tretë. AstraZeneca është 83% efektive pas 0-2 muajsh nga doza e dytë; 55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë dhe 92% pas dozës së tretë (Pfizer).
Kurse efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit qëndron efektiv  97% pas 2 muajsh nga infektimi, 90% pas 6 muajsh nga infektimi, 83% pas 12 muajsh nga infektimi, dhe 72% pas 18 muajsh nga infektimi.  Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë.

Studimi ka parë edhe ektivitetin e vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes ku Pfizer është 92% efektive pas 0-2 muajsh nga doza e dytë, 83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë, dhe  97% pas dozës së tretë (Pfizer).  AstraZeneca ëhstë  93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,  82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë, dhe 97% pas dozës së tretë (Pfizer).
Kurse efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes tregon se 12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar, pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar. Ai tregon 100% efektivitet kundër shtrimit në spital dhe vdekjes Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve!

Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë: Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin, rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë dhe se muniteti natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.