Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Tiranë -Elbasan në dalje të tunelit . Paraprakisht bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga. Shkak mendohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit dhe prezenca e lagështirës në rrugë. Deri tani raportohet për një të plagosur, konkretisht shoferi i mjetit. Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.
InfoWeb Media