Mocioni i mosbesimit, Abazoviç: Nuk tradhëtova, serbët kanë vend në qeverinë time

0

Zëvendëskryeministri dhe kreu i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviç ka deklaruar se qeveria aktuale e ka përfunduar misionin e saj dhe se ka ardhur koha që Mali i Zi të ec përpara. Vijesi shkruan se Abazoviç gjatë një intervistë, duke folur për nismën që ka ndërmarrë, tha se gjithçka duhet diskutuar fillimisht me Frontin Demokratik.

“Qeveria aktuale ka përfunduar misionin e saj dhe në periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedhë mes dy koncepteve – qeveri e pakicës apo teknike, ose të shkurtojë mandatin e Kuvendit dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare. Unë besoj se nga e hëna, ndoshta gjatë fundjavës, fillimisht do të flas me drejtuesit e DF,” tha Abazoviç.

Ai theksoi se qeveria e pakicës është njëra nga zgjidhjet, ndërsa tjetra është qeveria teknike që do të përgatiste zgjedhjet .Ai tha se kurrë nuk ka tradhtuar askënd dhe as do ta bëjë.

“Në asnjë version nuk përjashtohet shumica parlamentare… Nuk ka vullnet popullor pa koalicionin Bardh e Zi. Por mandatet tona nuk i takojnë as DPS-së, as DF-së dhe më së shumti demokratëve. Ne do ta marrim vendimin në mënyrë autonome, ashtu siç u ka hije partive që kanë qëndrim dhe nuk janë frikacakë në skenën politike. Mendoj se qytetarëve nuk u pëlqejnë shfaqjet frikacake dhe vetëpërmbajtja në të gjitha çështjet. Sa do të na kushtojë pozicioni ynë, a do të jetë më e mira për Malin e Zi apo jo?”, do të tregojë koha” theksoi ai.

I pyetur nëse ka vend për serbët në Qeveri, Abazovic tha sigurisht që ka.

“Unë kam dashur t’i kem në këtë qeveri, në të cilën janë dominues. Është pajtim. Por nëse dikush mendon se për shkak se është në një parti, ai është i vetmi përfaqësues i atij populli, unë nuk e ndaj atë mendim,” tha ai.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu