Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull jetës luksoze të gangsterëve dhe kriminelëve shqiptar në Britani.
“Modele, makina, shtëpi 600 mijë paund e Rolex”, kështu e ka nisur artikullin Daily Mail.
Shkrimi i plotë:
Me modelet e tyre WAG, shtëpitë me vlerë 600,000 £ dhe Rolex-et e veshura me diamantë, reperët shqiptarë duket se kanë kapur majën. Reperë si MGee dhe Lucii janë në mesin e dhjetëra artistëve që grumbullojnë mijëra dëgjues në Spotify dhe YouTube falë këngëve të tyre, të cilat shpesh promovojnë krimin me armë dhe drogën, ndërkohë që godasin institucionet e Britanisë së Madje. Në postimet e mediave sociale dhe videot muzikore, disa yje të repit duket se mbështesin stilin e jetës kriminale teksa tallen me policinë britanike, të cilët i quajnë ‘derra’, ndërkohë që mburren se zotërojnë automatikë ‘Scorpion’.
Fabion ‘Gucci’ Kuci dhe Azem ‘Ziro’ Dajci ‘Falcons’ filmuan me paturpësi veten brenda qelive të burgut në Ëormëood Scrubs teksa prisnin dënimin për vjedhje dhe postuan foto dhe pamje në Instagram dhe YouTube. Prania e tyre në rrjetet sociale dyshohet se është pjesë e një fushate PR për të rekrutuar “ushtarë” nga Shqipëria duke i tunduar ata me para të gatshme dhe makina luksoze. Vitin e kaluar u zbulua se shumë nga të rinjtë shqiptarë që largohen për në Angli janë djem që besojnë në tregimet e trafikantëve se mund të pasurohen shpejt në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë e bëjnë këtë pa pëlqimin e prindërve të tyre.