Modelja 29-vjeçare ndahet nga jeta pas neglizhimit të mjekëve

0

Kanceri i qafës së mitrës i mori jetën një modeleje britanike në moshën 27-vjeçare, vetëm një ditë pasi ajo u diagnostikua me sëmundjen e rëndë nga mjekët.

Porsche McGregor-Sims në fakt kishte një formë agresive të sëmundjes, e cila kishte mbetur e padiagnostikuar për muaj të tërë, pavarësisht ankesave të saj te mjekët se kishte dhimbje të vazhdueshme dhe gjakderdhje.

Për herë të parë modelja 27-vjeçare, shkoi për një vizitë mjekësore të mjeku i përgjithshëm në vitin 2019, ku u ankua për dhimbjet që ndiente. Mjeku e referoi tek gjinekologu lokal Dr Peter Schlesinger. 27-vjeçarja kreu vizitën e parë te gjinekologu në janar të vitit 2020, në Spitalin Queen Alexandra në Portsmouth.

Dr Schlesinger mendoi se simptomat e saj ishin “hormonale”, kështu që nuk kreu një inspektim vaginal ose nuk e referoi Porsche për hetim të mëtejshëm mjekësor, kjo dhe për shkak të moshës së saj të re.

Në mars 2020, Porsche u kthye te mjekët pasi ndjeu mungesë në frymëmarrje. Ajo pati dy konsulta telefonike përpara se t’i jepeshin antibiotikë.

Kur simptomat e saj u përkeqësuan, mjeku i përgjithshëm mendoi se ajo kishte Covid dhe ndaj u thirr në spital për një vizitë ballë për ballë.

Porsche u dërgua me urgjencë në Spitalin Queen Alexandra, ku u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës dhe vdiq një ditë më vonë, më 14 prill 2020.

Rasti i saj ka bërë që një mjek ligjor të sugjerojë ndryshimin e udhëzimeve kombëtare në Britani që thonë se gratë e dyshuara se kanë sëmundje duhet të presin dy javë përpara se të vizitohen nga një specialist.

Nëna e Porsche, Fiona Haëke, 52 vjeç, i tha Dr Schlesinger: “Ti nuk bëre gjënë më themelore – të bëje një ekzaminim të brendshëm… një nga mënyrat më të thjeshta dhe themelore për të vlerësuar dikë për kancerin e qafës së mitrës”. ‘Fakti që gabova, kërkoj falje.’, iu përgjigj mjeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu