Modelja e njohur lë pas divorcin, poston foto me fëmijët duke shijuar pushimet

0

Modelja e njohur Gisele Bündchen së fundmi u bë kryeqendra e mediave rozë, pas divorcit nga Tom Brady. Duke u përpjekur të ‘‘arratiset’’ nga vështirësitë e një ndarjeje, modelja shkoi me pushime në një hotel luksoz në vendlindjen e saj në Brazil, së bashku me fëmijët e saj, Vivi 10-vjeçare dhe Benin 13-vjeçar.

Prej aty ajo ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram duke u argëtur me fëmijët në pishinë, ndërsa në njërën përqafon vajzën e saj. Gisele në postimin e saj ka shkruar: ‘‘Rikarikimi i baterive me të vegjlit e mi, në tokën e zemrës sime!”.

Së fundmi modelja njoftoi ndarjen e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Me mirënjohje të madhe për kohën që kaluam së bashku, Tom dhe unë kemi vendosur miqësisht të finalizojmë divorcin tonë. Prioriteti im kanë qenë gjithmonë dhe janë fëmijët e mi, të cilët i dua me gjithë zemër. Ne do të vazhdojmë t’i rrisim ata së bashku, duke u dhënë atyre dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen që meritojnë.

Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe megjithëse vështirësitë do ta kalojmë këtë. Ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj Tomit të gjitha të mirat. Unë kërkoj që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të ndjeshme. Faleminderit, Gisele”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu