Moderatorja e njohur rrëfen marrëdhënien me 8 kunatat: Jam si veshka mes dhjamit

0

Fiori Dardha, moderatorja e njohur shqiptare teksa ishte e ftuar në ‘ABC e mëngjesit” ka folur më gjatë rreth jetës së saj private.

E pyetur nga moderatori se çfarë marrëdhie ka me kunatat e saj, Fiori është shprehur se ndihet nusja më me fat në botë.

“Jam si veshka mes dhjamit, ku ka më mirë. Bashkëshorti im është i vogli mbas tetë motrash. Ku ka më mirë, një ditë shkon për drekë te njëra, një ditë te tjetra, ku ka më mirë. Vetëm Elvira jeton në Amerikë, të tjerat janë të gjitha në Tiranë. Me të voglën, me Lolën më pëlqen të ngacmohem një çik më tepër dhe të shkëmbejë më shumë batuta.”,– tregoi Fiori.

Në asnjë moment nuk e kam menduar se kishte 8 motra se isha aq e dashuruar me të sa nuk shihja probleme dhe për fat të mirë jam e bindur se jam nusja më e mirë”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu