Moderatorja e njohur shtatzënë? Ori Nebijaj shuan kureshtjen e ndjekësve

0

Ori Nebijaj ditët e fundit është përfolur në media për një shtatëzani, pasi moderatorja u shfaq në disa foto me barkun më të fryrë se zakonisht. Ka qenë kjo arsyeja që të gjithë fansat të mendonin që Ori është në një pritje të ëmbël.

Por sot në emisionin “Wake Up”, Ori ka reaguar duke dhënë përgjigjen e saj mbi këto aludime që kanë ngritur ndjekësit e saj.

Moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë dhe ka reaguar në një mënyrë shumë gazmore bashkë me kolegun e saj Isli Islami.

“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, tha Ori.

Më pas në sfond u vendos një e qarë bebesh dhe Ori tregoi barkun për të vërtetuar se ajo nuk është shtatzënë, kjo situatë u pasua dhe nga kolegu i saj Isli, i cili me anë të batutave që bënte shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Ori Nebijaj nuk ka folur ndonjëherë në lidhje me jetën e saj private deri më sot në media.

Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit , Ori kandidoi si deputete e Partësë Demokratike në qarkun e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu