Moderatorja mbylla Instagramin: Më kapi ankthi nga komentet ofenduese

0

Çdokush mund të ketë provuar të marrë komente apo mesazhe negative në rrjete sociale. Në studion e “Abc e Pasdites”, u diskutua pikërisht ndikimi i këtyre komenteve në psikologjinë tonë dhe arsyet përse i marrim këto reagime në llogaritë tona sociale. Sara Gjordeni ndau me ne historinë e saj personale me mesazhet ofenduese në Instagram.

 

E prekur, Sara tregoi se teksa lexonte komente negative të shpeshta, filloi të përjetonte momente paniku. Në atë periudhë të jetës së saj Sara shprehu se e gjeti veten në një vorbull, dhe shpëtimin nga ankthi e gjeti vetëm me largimin nga rrjetet sociale.

“Nuk kam qarë, por kam përjetuar momente që kanë qenë vërtetë intense dhe nuk e kuptoja në fillim përse më vinin. Derisa u tërhoqa disa kohë nga Instagram dhe atë periudhë kuptova se gjendja ime ishte pasi po lejoja të tjerët të ndikonin më shumë se ç’duhet në jetën time.” – shprehu Sara Gjordeni

Por sipas psikologes së ftuar në studio, Arjana Muçaj, sa i lejojmë ne këto komente të ndikojnë është në dorën tonë. Sipas saj, nëse ne i japim të njëjtën rëndësi mesazheve suportuese dhe pozitive, situata do të ishte tejet ndryshe.

Ndërsa arsyet e ekzistencës së negativitetit në rrjetet sociale, psikologia përmend edhe shpërndarjen demografike pas regjimit në Shqipëri.

“Lëvizjet demografike që kanë ndodhur në vend do të fillojnë të ndryshojnë edhe mentalitetin. Por ky nuk ndryshon sa hap e mbyll sytë. Ne që jemi rritur në qytete të mëdha quhemi më të civilizuar se ta që vijnë nga zonat rurale], ecim me një hap më gjigant.

Ky ndryshim do të jetë gjithmonë i dallueshëm.” – shpjegoi psikologia sociale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu