Mohoi se Ledioni do i zërë vendin në ‘BBV’, Arbana del zbuluar me postimin

0

Pasi u përfol se Ledion Liço është i përzgjedhuri për të prezantuar sezonin e tretë të ‘Big Brother Vip’, Arbana u përpoq të mohonte zërat me një postim në InstaStory.

Moderatorja shihej pikërisht në ambientet e “Top Channel” si për të treguar se nuk ka prishur asnjë marrëdhënie me televizionin siç aludohej.

Foton ajo e shoqëroi me shkrimin: “Si mu gdhitë”, duke ndezur sërish thashethemet. Me këtë postim jo vetëm që Arbana nuk i mohoi zërat për zëvendësimin e saj nga Ledioni por i konfirmoi edhe më tepër.

Pas një kërkimi të bërë në llogarinë e make-up artistit Arbër Bytyqi, të cilin moderatorja e etiketoi ditën e sotme në foton e publikuar, vumë re se ai në fakt ndodhet në Paris. Pra, praktikisht moderatorja përdori një foto të kohëve më parë për të mbuluar gjithë thashethemet por nuk ja doli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu