‘Molla e sherrit’ një grua/ Sulmohen me thika shqiptari dhe siriani në Kretë

0

Një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë, ku një shqiptar dhe një sirian janë përleshur me thikë. Ngjarja ndodhi Chania e sipas Protothema, shkaku i sherrit është bërë një grua.

Gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në Chania kur një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari sirian nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.

Atij i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Chania dhe po trajtohet ende. Policia arrestoi të dy personat e përfshirë në përleshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu