Empoli kalon në 1/8-at e Kupës së Italisë ku do të përballet me Interin. Ekipi ku bën pjesë katër shqiptarë si Samir Ujkani,Kristjan Asllani,Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami fituan me shifrat 4-3.
Ky i fundit la shenjë, duke shënuar një gol fantastik për skuadrën e tij.Bajrami realizoi golin që i çoi shifrat në 1-4. La Mantia dhe Mancuso dy herë kishin shënuar me parë për Empolin, kurse për vendasit Cancellieri.
Në fund ndeshja u komplikua, pasi Hellas Verona shënoi me Ilic dhe Ragusa dhe e rihapi ndeshjen. Gjithsesi Empoli u mbrojt dhe nuk lejoi t’i ikte nga duart fitorja dhe kualifikimi.