Moment prekës! Djali i Perisic ngushëllon Neymar pas eleminimit të Brazilit (Video)

0

KATAR – Dueli hapës i çerekfinaleve të Botërorit, ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit, i buzëqeshi skuadrës ballkanike, e cila eliminoi ‘Selecaon’ pas ekzekutimit të penalltive, ndërkohë që 120 minutat e lojës megjithë shtesat, u mbyllën në 1-1.

Neymar, referenca e madhe e Brazilit, ishte absolutisht i shkatërruar nga rezultati, por ai mori ngushëllimin dhe mbështetjen e një spektatori të veçantë: Leo, djali i Ivan Perisic, ishte një fëmijë që nxitoi t’i drejtohej yllit të Brazilit, ndoshta një admirues i madh i “O’Ney’, duke e ngushëlluar për humbjen.

Shikoni videon:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu