Momente tmerri në parkun e lojërave në Suedi/ Slita del nga shinat, 1 viktimë, disa të plagosur

0

SUEDI- Momente tmerri në një park argëtimi në Stokholm, Suedi kur një slitë doli nga shinat, e për pasojë një person mbeti i vdekur dhe 7 të tjerë të plgaosur, përfshirë edhe fëmijë. Mediat e huaja raportojnë se, në momentin e aksidentit ndodheshin 14 persona në slitë.

Dëshmitarët okularë thanë se rrotat dolën nga kursi dhe slita doli nga shinat, duke bërë që të paktën dy persona të binin në tokë. Një person i tretë arriti të mbahej në momentin e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

Vagoni, pasi doli nga shinat, filloi të rrëshqasë dhe më pas u rrëzua. Një gazetare suedeze, e cila kishte vizituar parkun argëtues me familjen e saj dhe ndodhej pranë vendit të përplasjes, tha se dëgjoi një zhurmë metalike dhe vuri re se pista po dridhej në momentin e përplasjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu