Momentet e fundit të liderit të Hamasit para se të vritej! Vetëm në një ndërtesë të shkatërruar (VIDEO)

0

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet me dron që tregojnë momentet e fundit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ky i fundit ndodhej i vetëm në një apartament të rrënuar në Gaza, me muret e shpërthyera nga bombardimet, i ulur në një karrige të mbuluar nga pluhuri, me kokën dhe fytyrën e mbuluar nga një shall.

Me krahun e tij të djathtë që duket i plagosur rëndë, video tregon Sinwar duke hedhur një shkop në drejtim të dronit që po afrohej, shkruan “The Guardian”.

Kur u morën pamjet, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se Sinwar u identifikua vetëm si një ushtar. Ushtria më pas gjuajti një predhë në ndërtesë, duke shkaktuar që ajo të shembet dhe ta vrasë atë, tha Hagari. Ai tha se Sinwar u gjet me një jelek antiplumb dhe granata.

Zyrtarët izraelitë thanë se Sinwar u gjet nga ushtarët e këmbësorisë duke kontrolluar një zonë në zonën Tal El Sultan të Gazës jugore të mërkurën, ku ata besonin se ndodheshin anëtarë të lartë të Hamasit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu