Momenti kur 59-vjeçari godet me thikë dy vajza në Ferizaj. Video

0

Siç shihet në video autori u shkon nga pas dy vajzat 10 dhe 18 vjeç të cilat janë duke ecur në rrugë dhe më pas i qëllon me thikë.

KOSOVË- Janë publikuar pamje nga momenti i sulmit me thikë në Ferizaj, ku mbetën të plagosur katër kalimtarë. Siç shihet në video autori u shkon nga pas dy vajzat 10 dhe 18 vjeç të cilat janë duke ecur në rrugë dhe më pas i qëllon me thikë.

Gjithashtu ai ka ka qëlluar me thikë edhe dy djem të rinj, kalimtarë të rastit, të moshave rreth 29 dhe 32 vjeç. Po ashtu katër të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve po trajtohen në Prishtinë. Ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu