Momenti kur grabitet një “shtëpi bari”, plot 10 vetë me thika dhe shufra hekuri

0

“Shtëpitë e barit” janë kthyer në një problem më vete për Britaninë e Madhe. Së fundmi prestigjiozja “Daily Mail” ka publikuar disa pamje shokuese të kapura nga kamerat e sigurisë, ku një bandë prej 10 vetësh shkon për të vjedhur sasi të konsiderueshme kanabisi në një shtëpi.

Banda udhëtoi me disa makina që nga Londra për të vjedhur një sasi të madhe kanabisi në një banesë në Forest Fields, Nottingham. Nga pamjet filmike, agresorët vihen re teksa mësyjnë dhe thyejnë derën e shtëpisë.

Më pas ata qëllojnë me mjet prerës personin që gjejnë brenda. Pasi bastisin shtëpinë, ata tentojnë të largohen, por policia ka ndërhyrë në kohë dhe i ka arrestuar të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu