Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Bjeshkët e Deçanit në Kosovë, ku një makinë për gara në terrenet malore ose siç njihen ndryshe “Off Road” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një rrëpirë. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur shoferi i kësaj makine, ndërsa kjo është konfirmuar për mediat në Kosovë edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas këtij të fundit, shoferi i makinë, ka marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Pejës ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.
“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, deklaroi Rugova.
blob:https://www.facebook.com/a8f38f9d-504f-4390-a3c3-66c08f8a58ed