Monika flet për divorcin nga ish-politikani: ‘Ka qenë një ferr i vërtetë’!

0

Aktorja Monika Lubonja ka ndarë me Egzonën momentet e përjetuara pas divorcit të saj, të cilën e ka përshkruar si një ferr.

“Kam kaluar shumë momente pas divorcit, ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh aktorja.

“Nuk doja që Teas ti sillja njeri tjetër, doja ta rrisja në mënyrën time, iu përkushtova shumë punës, Teas”, ka thënë më tej Lubonja.

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Monikës quhej Genci Pasko, dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19.

Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera mbajti edhe postin si Zv/ Ministër i Turizmit, para disa vitesh.

Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean, vajzën e saj, kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi. Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar.

Kujtojmë se Monika është një nga të nominuarat për të dalë nga shtëpia e Big Brother. Ajo është në nominim me Arbrin dhe njëri prej tyre pritet të dalë në spektaklin e të martës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu