Monika Kryemadhi zbardh programin madhor të LSI për zgjedhjet e 25 prillit .

0

LSI prezanton programin për zgjedhjet parlamentare dhe 5 prijoritetet për 5 muajt e parë të qeverisjes pasi shqiptarët janë në kufijtë e mbijetesës.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi: LSI e angazhuar për përjashtimin nga çdo taksë për familjet me të ardhura nën 35 mijë lek në muaj

Prioritet i programit tonë punësimi i mirëpaguar, rimëkëmbja ekonomike dhe mirëarsimimi i brezit të ri!

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  prezantoi dje programin e partisë me të cilët futet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një mbledhje të organizuar me të gjithë anëtarët e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se LSI-ja ka pesë prioritete, ku ndër te tjera, përmendi  bonusin për bebet që tha se do të jetë 1 mijë dollarë për çdo të sapolindur. Sipas Kryemadhit, në momentin që ky fëmijë i lindur të shkojë 25 apo 30 vjeç dhe të jetë gati për të krijuar familjen, do të marrë edhe 25 mijë dollarë ndihmë. Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se Shqipëria do të furnizohet gjithmonë me produkte shqiptare, duke premtuar program edhe në bujqësi. Mëso dhe Fito është një tjetër pikë e programit, që sipas Kryemadhit, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshëtimit të arsimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojën, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njëjtën kohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu