Aktorja e njohur, Monika Lubonja, i ka habitur të gjithë me videon e saj ku shfaqet në dhomën e një hoteli me aktorin Gent Hazizi.
Lubonja ka publikuar një video në “Instastory” teksa tregon Gentin, i cili shfaqet gjysmë i zhveshur dhe ajo e veshur me një fustan nate.
Në videon në fjalë nuk mungojnë as batutat me njëri-tjetrin dhe kuptohet se ata po xhironin skenën e një filmi.
Çfarë po ndodh mes aktorëve? Monika poston videon me Gent
Pjesë nga biseda:
Genti: Më kishte marrë malli për ty!
Monika: Hiqi duart hiqi. Gent Hazizi dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu. Unë jam Monika
Genti: Hë mo se e kemi skenë filmi tani.
Monika: Hë pra, unë jam Monika.
Genti: Ke qenë edhe ti te Big-u po hë.
Monika: Kam qenë te Big-u, po Bigu jonë ishte 1-sh.
Genti: Do ta bëjmë skenën?
Monika: Hiqi duart (qesh)