Mori 70 mijë euro nga Berlusconi! Kush është shqiptarja që po hetohet në Itali

0

Një shqiptare është vënë në shënjestër të Zyrës së Antiriciklimit të Banka Italias si person i lidhur me aferat e ish kryeministrit Silvio Berlusconi, kandidat i qëndrës së djathtë italiane për të qënë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane.

Julinda Llupi e lindur në vitin 1987 në Tiranë dhe banuesë në Itali sinjalizuar nga UIF, Zyra e Antiriciklimit të Banka Italias si person që në periudhën kohore, shkurt 2020 tetor 2020, ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

‘Notizie.it‘ shkruan se ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua”nga llogaria personale bankare e ish-kryeministrit në atë të Julindës.

Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.

E përditshmja italiane “Domani” ka zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja LLupo për të paguar qiranë e banesës së magjistratit të Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade.

Mësohet se transaksioni i parë bankar është bërë më 27 shkurt 2020 atëhere kur Italia u fut në karantinë për shkak të Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu