UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka shpërthyer kundër presidentin francez Emmanuel Macron pasi ai tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj. Macron tha se ishte e rëndësishme që Presidenti Vladimir Putin të kishte një rrugëdalje nga ai që ai e quajti një “gabim themelor”.
Sipas BBC, pas deklaratës së Macron, Dmytro Kuleba tha se aleatët duhet të përqendrohen më shumë se si ta vendosin Rusinë në vendin e saj, pasi ajo “poshtëron veten”.
Macron ka folur vazhdimisht me Putinin me telefon në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe negociata. Përpjekjet franceze për të mbajtur një dialog me liderin e Kremlinit janë në kontrast me qëndrimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Ministri i Jashtëm Kuleba tha në një postim në Tëitter se thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë.
Kyiv thotë se Rusia nuk duhet të marrë lëshime territoriale nga Ukraina, pasi pushtimi rus është dënuar ndërkombëtarisht si agresion brutal. Më herët, Macron u tha mediave rajonale franceze se lideri rus ishte “izoluar”.
“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe historinë. Të izolosh veten është një gjë, por të jesh në gjendje të dalësh prej saj është një rrugë e vështirë”-tha ai.
Kryeministri i Italisë Mario Draghi i është bashkuar Macron, duke u shrehur se Europa dëshiron disa negociata të besueshme.