E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News ka qenë ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Imeraj ka ndarë me gazetaren Elisa Gjerani të gjitha përjetimet e saj nga vendimi i KPA e deri tek familja dhe fëmijët.
Teksa ka kometuar vendimin ish-kryeprokurorja ka treguar se nëse do të duam ti hyjmë një analize dashakeqëse patjetër që tek gjithësecili do të gjejmë mangësi.
“Nëse duam të hyjmë në analizë me dashakeqësi çdo njeri e gjejmë në gabime, të cilat mund t’i kushtojnë. Por a është kjo propocionale me pasojnë e ardhura dhe me faktin që një prokuror i tillë a i duhet vendit apo jo? Kjo është pyetja”- tha Imeraj.
E pyetur se pse ka zgjedhur një avokat të huaj dhe sa ka kushtuar ai, Imeraj është treguar e drejtëpërdrejtë.
“Unë jam anëtare e një ndër organizatave të rendësishme që lidhjet me të drejtat e njeriut dhe duke iu treguar procesin e rivlerësimit tim, ishte inciativë e tyre të cilët më sugjeruar dhe më gjetën avokatin.
Në momëentin e propozimit për ta ishte një qasje e rëndësishme për të parë dhe patur një informacion jo vetëm nga fjalët e mia por edhe nga një aspekt subjektiv meqë ky është një proces i cili është duke ndodhur në vendin tonë. Avokati gjithmonë ka qenë falas.”- tha Imeraj.
Elisabeta Imeraj ka treguar në studion e ‘Breaking’ se cila do të jetë lëvizja e saj e radhës pas shkakrimit nga detyra si prokurore e Tiranës nga KPA.
Teksa ka treguar se e ka të vështirë të ngrihet në mengjes të mos të shkojë në vendin e saj të punës, Imeraj ka treguar se do ta vijojë betejën e saj me drejtësinë edhe jashtë vendit, teksa nuk është dakord me vendimin e KPA-së.
Ndër të tjera ajo ka ndarë edhe një situatë, teksa i biri 11-vjeçar i ka kërkuar të mos bërtas më në shtëpi sepse nuk është më prokurore.
“Në momentin e shkarkimit askush nuk ka dëshirë të madhe për të rifilluar jetën e tij në moshën 43 vjec. Me birin 11- vjeçar në ato ditë që ishte duke u zhvilluar provesi më tha “mos bërtit se nuk je më prokurore, mos më jep urdhra.
Njeriu duhet të shfaqet në jetë për të parë dhe përqafuar apo elementë që janë më të rëndësishme. Është e dhimbshme që Elisabeta Imeraj të mendoj që do ngrihet në mëngjes dhe nuk do vejë në prokurori megjithatë unë duhet të ndjek dhe këshillat e fëmijëve të mi që duhet të vazhdoj jetën.”-tha Imeraj.
Më tej Imeraj ka treguar se çfarë do të bëjë me karrierën e saj.
“Ajo që ndodhi më ka bërë të mendoj shumë gjëra. Unë si prokurore i kam parë situatat e prezantuara në dosjet e shqyrtuara në hetim të tilla që kam dashur të mbrojë akuzën me patjetër. Unë nuk kam guxuar ndonjëherë që të ngre gishtin dhe të vë akuza pa patur një format ligjor. Të gjitha pretendimet e ngritura në akuza të pazbardhur dhe anonime më janë dukur të guxmshme. Elisabeta Imeraj do jetë një e fortë për të gjithë ato shtresa në nevojë’-shtoi ajo.