‘Mos na çoni në akte ekstreme’, përfundon takimi i banorëve të 5 Majit në Presidencë

0

Ka përfunduar takimi i banorëve të 5 Majit dhe Laprakës me presidentin e vendit Ilir Meta.

Pas takimit banorët u shprehën se Meta ka dëgjuar shqetësimet e tyre, ndërsa paralajmërojnë se mund të shkojnë drejt një greve urie.

Një prej banorëve u shpreh se askush nuk është kundër zhvillimit, por shembja e shtëpive pa dakordësi, do të hapte plagë të mëdha sociale.

“Në momentin që banorët kanë paratë në llogaritë e tyre, le të nisë çmontimi i banesave, ndryshe të mos ndërmerret asnjë veprim, dhe të mos hapen plagë sociale.

Ne do të vazhdojmë protestat, ato nuk janë ndalur, ka pasur dhe një ultimatum për grevë urie, janë gurët e fundit që ne jemi duke lëvizur. Nëse nuk do të kemi një zgjidhje, dhe atë çfarë kërkojmë, greva e urisë është akti final”, u shprehën banorët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu