“Mos t’i ngelet hatri askujt”/ Peleshi i tregon vijën e kuqe Manjas: Nuk jam Niko unë

0

TIRANË- Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancë plenare. Shkak është bërë kërkesa e Manjës për të marrë fjalën pas kryedemokratit Sali Berisha. Peleshi refuzoi kërkesën e deputetit dhe tha se nuk mund të prishet radha e fjalës në diskutime.

Pjesë nga debati:

Peleshi: Zoti Manja nuk ka fjalë për procedurë, sepse jemi me minutazh të përcaktuar. Nuk ka as replikë dhe as procedurë se jemi me minutazh. Zoti Balla e ka fjalën

Manja: Më përmendi emrin…

Peleshi: Nuk mundemi jemi me minutazh të përcaktuar. Në orën 16 duhet të mbarojnë të gjitha diskutimet

Manja: Ai të thotë ça të dojë…(nuk dëgjohet çfare thotë me tej, pasi flet pa mikrofon)

“O Niko”… dëgjohet Manja nga salla.

Peleshi: Unë nuk jam Niko, ju lutem

Manja: Ndjesë…

Peleshi: Zoti Manja e thamë që në fillim mos ti ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, mos i ngelet hatri askujt.

Manja: O zotëri…

Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni

Manja: Ma jepni tani

Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni 5 minuta.