Një mësuese, e cila bëri seks me një nxënës shkolle pasi tha se mosha është vetëm një numër. Rebecca Williams, 21 vjeç, nga Gerddi Arfonia, Criccieth, Gwynedd kishte nisur të shkëmbente mesazhe me nxënësin e saj deri sa flirtimi i tyre u përshkallëzua dhe ajo e ftoi në shtëpinë e saj. Richard Edwards, avokati i mësueses 21-vjeçare tha se Williams e kishte marrë adoleshentin 15 vjeçar në makinën e saj një fundjavë dhe e kishte çuar në shtëpinë e saj.
Ata panë TV përpara se e pandehura ta çonte në dhomën e saj të gjumit. Ata u puthën dhe bënë seks. Djali qëndroi natën.
Më tej avokati tha se Williams më vonë i kishte dërguar mesazh djalit, duke i kërkuar që të takoheshin përsëri. Ata shkuan drejt e lart në dhomën e saj të gjumit dhe bënë seks. Por Williams donte më shumë takime por 15-vjeçari vendosi ta bllokonte në aplikacionet e mesazheve. Williams pranoi dy vepra të aktivitetit seksual me një djalë 15 vjeç dhe abuzim. Avokati tha:
Në mesin e stafit filluan të qarkullojnë thashetheme se e pandehura kishte fjetur me një nxënës. Drejtori i shkollës e pyeti të pandehurën drejtpërdrejt për informacionin. Por ajo mohoi se kishte ndodhur ndonjë gjë e pakëndshme.
Shërbimet sociale dhe policia u alarmuan. Djali konfirmoi se kishin bërë seks. Prokurori shtoi se disa nga mesazhet mes tyre duhet të jenë shkëmbyer në ambientet e shkollës.
Burimi:dailypost/ joq.al