Një bukëpjekëse nga Moska që bënte ëmbëlsira kundër luftës është gjobitur për dyshimin se ka “diskredituar” ushtrinë ruse.
Anastasia Chernysheva filloi të ndante imazhe të ëmbëlsirave të saj në mediat sociale menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Disa nga tortat ishin zbukuruar me ngjyrën e verdhë dhe blu të flamurit ukrainas, ndërsa të tjerat kishin slogane kundër luftës.
“Arsyeja, me sa duket, ishte një postim me ëmbëlsira me mbishkrime dhe simbole kundër luftës”, shkruajnë medit e huaja.Chernysheva u akuzua më pas për “diskreditim” të forcave të armatosura të Rusisë dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 345puandësh pasi u shpall fajtore në një gjykatë në Moskë.
Duke folur për gjobën, bukëpjekësja tha për gazetën e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe se “Mund ta prisja. Para kësaj kam pasur disa valë komentesh pro-ruse duke thënë se i përkas burgut”.