-Presidenti ukrainas Vlodimir Zelinsky i është përgjigjur në rrjetin social Facebook, Moskës për bisedimet, duke u shprehur se ka folur me presidentin Bjellorus Lukashenko, por pa dhënë detaje.
Rusia i ka dhënë afat Ukrainës deri në orën 7 të mbrëmjes të ditës së sotme për t’u ulur në bisedime në qytetin bjellorus të Gomelit.Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, tha se do të presin deri në kohën e caktuar për të marrë një përgjigje.