Mot i keq përfshin Kosovën/ Paralajmërohet për përmbytje dhe rrëshqitje dheu, në rrugë qarkullohet me vështirësi

0

Mot i keq pritet të përfshijë dhe Kosovë, ku është paralajmëruar që në ditët në vijim të ketë vërshime si pasojë e reshjeve të shiut.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Instituti Hidrometeorologjik njofton se reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore ku për pasojë janë shkaktuar rrëshqitje dheu, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Sakaq shton se për shkak të gjendjes së vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që nivelet dhe prurjet e lumenjve të ngriten dhe të shkaktojnë përmbytje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu