Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në juglindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës. Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se borë po bie në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ndërkohë që në vendngjarje janë mjetet borëpastruese për të bërë të mundur hapjen e rrugëve.
Postimi i Plotë:
Filluan reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Pogradec Po punohet me mjetet borëpastruese për të bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.





