BULLGARI- Dy persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në qytetin Tsarevo të Bullgarisë në Detin e Zi.
“Situata është shumë e rëndë. Kemi konfirmuar dy të vdekur”, tha kryetari i bashkisë së Tsarevo, Giorgi Laptsev.
Zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Sipas mediave bullgare, 60 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në pamjet e transmetuara, karvanët dhe makinat shihen duke rënë në det pasi janë marrë nga ujërat e tejmbushura të lumenjve. Bungalot dhe hotelet përgjatë bregut të Detit të Zi janë përmbytur gjithashtu.