Moti i keq ka pushtuar vendin, Rama nxjerr pamjet e policisë: Jemi në gatishmëri

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas gjendjes së krijuar në vend si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut. Në qytete të ndryshme të vendit, një numër i madh banorësh janë evakuuar nga banesat e tyre të cilat janë përmbytur pothuajse tërësisht.

Rama ka postuar një video me forcat e policisë dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin se prej ditësh ata ishin në gatishmëri në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilëve u bëri thirrje që për çdo urgjencë të telefonojnë në numrin 112.

Kryeministri, Edi Rama:

Edhe Policia e Shtetit prej ditësh në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Është përforcuar shërbimi edhe në të gjitha Sallat Operative të Policisë, ku qytetarët mund të adresohen përmes numrit 112 ose përmes njoftimit nga smartfoni në Komisariatin Dixhital


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu