Ministrja Krifca: Vijojmë me vëmendje të veçantë e në komunikim intensiv me Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit në ndjekje të situatës së shkaktuar nga moti i keq. Të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe po punohet për mbajtjen e niveleve normale të ujit, megjithëse kemi rritje të prurjeve të ujit në kolektorët kryesor, që përcjellin ujin tek hidrovoret.