Moti i keq mbyt Lezhën, 150 ha nën ujë! Rrugët nacionale dhe rurale, të kalueshme

0

 Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Qarkun e Lezhës, ndërsa deri më tani mësohet se niveli i ujërave në lumenjtë Drin, Gjadër, Mat dhe Drojë, janë në kuotën normale. Problematike situata paraqitet në zonën e kënetës së Kakarriqit, njësia administrative Balldre, ku janë rreth 150 ha tokë nën ujë. Ndërkohë, rrugët nacionale dhe ato rurale dhe ato bashkiake janë të kalueshme, ndërsa nuk ka probleme as në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu