ITALI- Moti i keq goditi mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës. Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit u rrit shpejt për shkak të shiut të pandërprerë.
Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm. Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.
Isola d'Elba, Portoferraio sott'acqua
video A. Mastropietro da pagina Facebook del Comune di Portoferraio#maltempo #allagamenti #portoferraio #isoladelba #allertaarancione #devastazione #meteo pic.twitter.com/ZB1Td84pBH— LivornoPress (@LivornoPress) February 14, 2025
Një shkollë kërcimi, e cila strehonte nëntë fëmijë dhe tre mësues, u evakuua gjithashtu, si dhe një piceri. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.