Moti i keq në Shqipëri, reshjet intensifikohen gjatë mbrëmjes në jug të vendit

0

Reshjet e shiut do të intensifikohen në orët e mbrëmjes së sotme në jugun e Shqipërisë. Në Vlorë, Gjirokastër dhe Tepelenë intensiteti i shirave do të shtohen duke nisur nga mbrëmja dhe do të vazhdojnë përgjatë natës, por jo me intensitetin e mbrëmjes së djeshme.

Reshjet e shumta kanë në jug të Shqipërisë kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve Vjosë, Osum dhe Drino duke shkaktuar përmbytje të mëdha të tokave.

Moti pritet të përmirësohet nesër, ndërsa nga e hëna temperaturat do të zbresin nën 0 gradë Celcius.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu