Moti i keq në vend/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit në Vlorë

0

Pas motit të keq në vend është marrë vendimi që të pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit në Vlorë, deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Pritet që lundrimi i këtyre mjeteve të nisë pas datës 17 mars, ora 6:00.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 Mars 2023 duke filluar nga ora 22.00 datë 15.03.2023 në drejtimin Veri-VeriPerendim-Veri-Lindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri ne permiresimin e kushteve hidrometeorologjike. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Mars 2023 ora 06:00.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu