Moti i keq në vend, Prefekti i Tiranës: Situata është në normalitet të plotë

0

Institucioni i Prefektit Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e keqe meteorologjike në kryeqytet. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se po bashkëpunon me të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile për rastet emergjente. Në njoftim bëhet me dije se deri tani nuk ka pasur asnjë problematikë në infrastrukturën rrugore.

Njoftimi i plotë:

Informacion i Orës 21.00 mbi situatën në territorin e Qarkut Tiranë.

Gjatë ditës së sotme, datë 29.11. 2021, në territorin e Qarkut Tiranë ka pasur shira të vazhdueshëm, ku herë herë kanë qenë me intesnitet të lartë.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkërendim me gjith strukturat e Mbrojtjes Civile të 5 Bashkive dhe drejtorit operacionale që veprojnë në raste emergjente, ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin.

Si rezultat

Deri në këto momente, gjendja në të gjithë qarkun është në normalitet të plotë:

-Nuk ka pasur as një problematikë në gjithë infrastrukturën rrugore si për raste rrëshqitjesh dherash ashtu dhe për raste grumbullime ujrash.

-Situata e Energjisë Elektrike në gjitha zonat ka qenë pa as një problem.

-Probleme me ujin e pijshëm nuk ka pasur.

-Problematika në komunitet nuk ka pasur

Pra situata në gjith teritorin e Bashkisë Tiranë me gjithë shirat e vazhdueshëm të rëna gjatë gjith ditës, ka qenë në normalitet të plotë, pa as një problem

Institucioni i Prefektit së bashku me strukturat përgjegjëse të 5 Bashkive, vijon monitorimin në gjithë teritorin për të bërë të mundur vazhdimësinë e normalitetit në gjithë treguesët pamvarësisht kushteve të përkeqësuara të motit.

Ju Faleminderit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu