Moti i keq në Vlorë, mbeturinat mbulojnë bregun e detit në Lungomare

0

Moti i keq i ditëve të fundit në Vlorë ka sjellë krijuar një situatë të pazakontë në zonën bregdetare të Lungomares. Dallgët e dendura kanë bërë që mbeturinat e ndryshme të akumulohen në breg të detit.

Lundrimi detar është bllokuar nga autoriteti portual i qytetit bregdetar deri në 30 nëntor si pasojë e erërave të forta dhe shirave intensivë që pritet të vazhdojnë edhe në vijim. Në qytet ka patur dhe përmbytje të rrugëve për shkak të sasive të mëdha të reshjeve të shiut dhe bllokimit të kanaleve të shkarkimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu