Moti i keq përfshinë edhe Greqinë, bllokohen rrugët

0

GREQI- Autostrada e vjetër Kombëtare Janinë – Artas është mbyllur për më shumë se një orë pas rënies së pemëve në zonën e Terovës. Pemët kanë rënë nga erërat e forta që fryjnë në zonë, në dy vende të ndryshme, për pasojë është ndërprerë lëvizja e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset. Zjarrfikësit kanë vazhduar me prerjen dhe largimin e pemëve. Është mbyllur edhe autostrada e vjetër Janinë-Igumenicë për shkak të rënies së pemëve. Zjarrfikësja ka marrë më shumë se dhjetë thirrje brenda një ore për të ndërhyrë për prerjen e pemëve dhe nxjerrjen e objekteve të ndryshme nga rrugët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu