Moti i keq, reagon OSSH: Problem rrufetë, zonat më problematike Dibra e Shkodra

0

OSSH ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e furnizimit me energji elektrike në disa zona të vendit si pasojë e motit të rënduar. Problem, sipas OSSH mbeten shkarkesat atmosferike, ndërsa ka bërë me dije se zonat më problematike lidhur me energjinë janë Dibra dhe Shkodra.

Impakti i reshjeve, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme te furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV. OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu