Moti i keq / Rrëzohet shtylla në Zall-Dardhë, disa fshatra prej 72 orësh pa drita

0

Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Dibrës ka sjelle probleme të shumta edhe me furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave. Kështu, raportohet se, prej më shumë se 72 orësh të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës janë në errësirë totale.

Banorët e kësaj njësie thonë se ende askush nuk ka ndërhyrë për të riparuar defektet që janë shkaktuar nga moti i keq i ditëve të fundit, si rrëzim shtyllash apo këputje të rrjetit përcjellës. Banorët shprehen se riparimi i defekteve nuk pengohet nga moti pasi nuk ka prani të dëborës, ndërsa bëjnë apel për rikthimin e energjisë sa më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu